Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Fatkeqësisht incidentet bëjnë diferencën”, Inzaghi pas barazimit: Luajtëm kundër më të mirëve, ndeshja tjetër do të jetë një finale

Shkruar nga NEWSPORT
“Fatkeqësisht incidentet bëjnë diferencën”,
Simone Inzaghi

Interi ishte i pafat në sfidën me Bacelonës. Takim ky që u mbyll 3-3 mes tyre dhe ishte i vlefshëm për gjysmëfinalen e parë në Champions League.

Një përballje ku zikaltërve iu anulua edhe 1 gol për pozicion jashtë loje, moment ky që ka ngjalur shumë diksutime. Por pas këtij barazimi ka folur Simone Inzaghi.

Timonieri i Interit është mjaft i lumtur me skuadrën e tij, e cila bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër skuadrës më të mirë në botë. Gjithashtu u thur elozhe të tijve, pasi ishin fantastikë, ndërsa shprehet se në ndeshjen e ardhshme do të luhet vërtet një finale.

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, qartësisht ishim 2-0 përpara, ende nuk e kuptoj pse u anulua ai gol, kështu që kemi edhe keqardhje, por e dimë që bëmë një performancë të shkëlqyer kundër, sipas mendimit tim, ekipit më të mirë në botë tani.

Fatkeqësisht, këto incidente mund të bëjnë diferencën. Nuk ndryshon asgjë në mënyrën se si ndihem për këta djem dhe performancën e tyre, pasi ata ishin fantastikë sonte.

Të gjithë e njohim Barcelonën, ata kanë këtë taktikë të një linje të lartë që i ka parë të fitojnë tashmë dy trofe dhe janë duke sfiduar për dy të tjerë. Ata marrin rreziqe, por po funksionojnë sepse shënuan 50 gola këtë sezon. Ne erdhëm këtu dhe e dinim se duhej të përqendroheshim te organizimi jonë.

Kur erdhëm në Barcelonë tre vjet më parë, edhe ajo ndeshje ishte një barazim. Dua t’i falënderoj tifozët tanë, përqafimi i tyre në fishkëllimën e fundit kundër një humbjeje të dhimbshme ndaj Romës ndihmoi vërtet. Tani do të jetë një finale të martën, kushdo që fiton do të luajë një tjetër finale, kushdo që humbet do të shkojë në shtëpi”, ka përfunduar timonieri i italianëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga