
Egnatia është eleminuar nga turi i parë i Champions League. Borac Banja Luka ia doli vetëm përmes penalltive ndaj rrogozhinasve, që fituan 2 me 1 në kohën e rregullt dhe "extra-time". Kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-2 iu drejtuan penalltive ku fati nuk i buzëqeshi.
Në fundin e takimit foli për RTSH Sport trajneri Edlir Tetova. Timonieri i rrogozhinasve nuk e fshehu mërzitjen.
“Është një fitore. Marrim një gol të evitueshëm, plus dhe rastet e shënimit ishin. Çunat kanë bërë ndeshje shumë të mirë, 3 mungesat ndikuan shumë te ndërrimet. Merr si ndeshje notë pozitive sepse u fitua. Penalltitë çështje fati, do bëjmë më mirë ndeshje tjetër.
Ishim shumë të nxituar në manovrën drejt sulmit. Kemi shpërdoruar pasime. Këto ishin dozat e mërzitjes.
Zejnullai dhe Ndreca, Montenegro po ashtu, na është rikthyer Gjata. Dëshiroja ta kisha grupin të plotë në ndeshjen e parë. Me ikjen e Fernandos, Regi do kohën e vet, prej meje ka nota pozitive.
Për Spahiun është çështje teknike, kemi pasur lojtarë të tjerë më në formë, nuk mund të bëjmë dallime. Më shumë sot duhet të bënim që të shtynim topin në rrjetë.
Ne po prodhonim dhe me 3-5-2, na vuri Borac në vështirësi me krahët dhe dolëm te skema jonë 4-3-3. Kështu arritëm të shënonim golin e dytë. Dhe Kasa do kohën e vet se nuk ka minuta mjaftueshëm nga janari deri tani.
Nuk jam takuar me Demrozin. Nuk e di çfarë reagimi do ketë. Ta dëgjojmë dhe do shikojmë.
Nuk është se kam informacion për Vikingur. Shumë pak kemi parë me humbjen që pësoi dje 2 me 1.
Pengu më i madh penalltitë. Dje asnjë nuk i ka humbur penalltitë në stërvitje”, u shpreh Tetova.