
Berat Gjimshiti - Atalanta
Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2 me 0 në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Në finalen e Superkupës gjejnë Atalantën. Mund të thuhet se është plotësuar dëshira e Gasperinit, pasi trajneri i Atalantës kishte shprehur se kërkon Realin në finale.
Do të jetë detyra e Berat Gjimshitit me shokë që të ndalin furinë madrilene. Kujtojmë se ndeshja do marrë jetë më 14 gusht në Varshavë.
Poll