
Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft spektakolare në Champions League, ku të tjera takime të rëndësishme do të luhen në 2 orare të ndryshme. Madje tifozët shqiptarë do të jenë gjithë “sy e veshë” nga TV, duke hedhur sytë njëherë nga një ndeshje e një herë tjetër nga një sfidë tjetër.
Gjithçka do të nisë me sfidat mes Leipzig – Sporting dhe Shakhtar Donetsk – Brest, duele që luhen në orën 18:45.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme do të ketë një “derbi shqiptarësh” në Champions. Sparta e Prague së Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit pret në shtëpi Interin e Kristjan Asllanit, duel që starton në orën 21:00.
Paralelisht do të zbresë në fushë edhe Dinamo e Arbër Hoxhës, me kroatët që luajnë në trnasfertë ndaj Arsenal. Vëmendja do të jetë edhe te duelet mes ekipeve big, ku PSG do të përballet me Manchester Cityn.
Interesante do të jenë edhe përballjet mes Feyenoord – Bayern Munich, Real Madrid – Salzburg, Milan – Girona dhe Celtic – Young Boys.
