Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Bayern Munich “siguron” finalen pa zbritur në fushë, çfarë po ndodh me PSG-në?!

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich “siguron” finalen pa zbritur në fushë,
PSG - Bayern Munich

Prej orës 21:00, mbrëmjen e sotme do të mbahet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Bayern Munich e PSG-së. Epërsia me një gol diferencë nga ndeshja e parë, i jep një avantazh të lehtë miqëve, por që nuk ka asgjë të sigurtë për “biletën” e finales.

Ajo që bie në sy ditën e sotme, përkon me koeficientët. Nga 1.83 që kuotohej fitorja e Bayern, ka arritur në pikën e 1.57. Kjo rënia jo e pakët sjell habi, ndërkohë që nuk kemi të bëjmë me mungesa të papritura nga të dyja kampet.

Një triumf i mundshëm i Parisit në “Allianz Arena” nga 3.80 që ishte, ka shkuar në 4.33. Çdo rezultat me 2 gola epëris, i jep mundësi Bayern Munich për të siguruar finalen e Champions League, e cila do të zhvillohet më datën 30 maj, stadiumi “Puskas Arena” të Hungarisë, ora 18:00.

Bayern Munich “siguron” finalen pa zbritur në fushë,
Koeficientët

 

Poll

Lexo gjithashtu