
Arsenal dhe Bayern Munchen do të përballen sonte në orën 21:00 për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. “Topçinjtë” presin bavarezët në “Emirates Stadium” që do të jetë 100% me tifozë anglezë për shkak se ata gjermanë janë të dënuar nga UEFA.
Historia mes tyre flet e gjitha për Bayernin që ka fituar thellë ndeshjet e fundit, rezultat i përgjithshëm 10-2 në sezonin 2016-17. Mirëpo, këtë sezon vijnë në rrethana të tjera. Londinezët janë rikthyer të jenë një ekip konkurrues nën drejtimin e Mikel Artetas, ndërsa bavarezët e Tuchel po zhvillojnë sezonin më të dobët të dekadës së fundit.
Në këtë mënyrë, kompanitë e basteve shohin Arsenal si favorite absolute për të dalë triumfuese pas 90 minutëshit të sotëm. Vetëm 1.70 kuotohet fitorja e tyre kundrejt 4.50 të bavarezëve, ndërsa barazimi ka koeficient 4.10.