
Jonah Kusi-Asare dhe Lennart Karl
Jonah Kusi-Asare është futbollisti më i ri i Fulham. Sulmuesi 18-vjeçar është larguar nga Bayern Munich, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit anglez, Premier League.
Tek Fulham, suedezi është transferuar në formë huazimi, ndërkohë që klubi i Premier League ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Në rast se kjo konkretizohet, atëherë Bayern ka një “tarifë” të caktuar, për ta blerë përsëri Kusi-Asare.
Kujtojmë se 18-vjeçari është një lojtar i formuar në Suedi me Bromma dhe AIK. Ndërkohë që me bavarezët është bashkuar në vitit 2024.
Poll