
Carney Chukwuemeka
Borussia Dortmundi ka përforcuar repartin e mesfushës me një lojtar të ardhur nga Chelsea. Bëhet fjalë për Carney Chukwuemeka i cili është blerja më e re në merkaton e verdhezinjtë.
Është vetë Borussia Dortmundi që ka zyrtarizuar mesfushorin 21-vjeçar si blerjen më të re. Nga largimi i Carney Chukwuemeka drejt Bundesligës, Chelsea ka përfituar rreth 28 milionë euro bashkë me bonuset.
Mesfushori britanik ka firmosur një kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2030. Chukwuemeka ishte në pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te verdhezinjtë, ku regjistroi 17 paraqitje.
View this post on Instagram
Poll