Castello Lukeba do të vazhdojë që të jetë pjesë e RB Leipzig. Pavarësisht interesimit të Real Madrid, qendërmbrojtësi francez ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin gjerman.
Por nuk ishte vetëm Real Madrid ekipi i interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, pasi aty ishin dhe Liverpool dhe PSG. Përsa i përket rinovimit, Lukeba do të jetë pjesë e Leipzig edhe për 5 vite të tjera, pra deri në vitin 2029.
Kujtojmë që Leipzig e bleu Lukeban në verën e 2023-shit. Për shërbimet e talentit të mbrojtjes, klubi gjerman shpenzoi rreth 30 milionë euro, teksa e shohin si të ardhmen e ekipit.
View this post on Instagram
Poll