
Nuri Sahin nuk do të jetë më trajneri i Borussia Dortmund. Humbja ndaj Bolognas në Champions League ka “mbushur” kupën e drejtuesve.
Këto të fundit nuk e kanë “kapërdijë” këtë disfatë dhe kanë shkarkuar trajnerin. Por jo vetëm kaq, pasi edhe rezultatet negative në javët e fundit kanë qenë mjaft zhgënjyese.
Në Bundesligë skuadra gjermane ndodhet 20 pikë larg Bayern Munich që kryeson, ndërsa mbajnë vendin e 10-të në klasifikim. Verdhezinjtë këtë sezon janë shumë larg sezonit të kaluar, ku arritën të shkonin deri në finalen e Champions League.
Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
Borussia Dortmund und Nuri Sahin gehen ab sofort getrennte Wege
— Borussia Dortmund (@BVB) January 22, 2025
Der BVB hat seinen Cheftrainer nach der enttäuschenden 1:2-Niederlage in der UEFA Champions League am Dienstagabend beim FC Bologna freigestellt.
Alle Infos:
???? https://t.co/TufDGRXeGq pic.twitter.com/3CeC9hgAAe