
Leon Avdullahu & Taulant Xhaka
Tashmë që ka nisur merkatoja e verës, Leon Avdullahu nuk do të jetë më pjesë e klubit të Baselit. Mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë një hap të madh duke u transferuar në Bundesligë.
Avdullahu është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Hoffenheimit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Mesfushori i cili vesh fanellën e Zvicrës U-21 ka firmosur një kontratë disa vjeçare me Hoffenheim, e cila ende nuk është bërë e ditur. Ndërsa klubi gjerman pagoi në arkat e Baselit 8 milionë euro për shqiptarin.
View this post on Instagram
Poll