
Aaron Anselmino
Borussia Dortmundi ka përforcuar prapavijën e ekipit me një tjetër transferim brenda pak orësh. Bëhet fjalë për Aaron Anselmino i cili largohet nga Chelsea për një aventurë në Bundesligë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 20-vjeçari argjentinas. Anselmino do të jetë nën urdhrat e Kovac për sezonin 2025/2026 i huazuar.
Mbrojtësi argjentinas ende nuk ka besimin e duhur nga “Blutë e Londrës” dhe do të provojë një eksperiencë të re. Chelsea e bleu 20-vjeçarin vitin e kaluar për 16.5 milionë euro nga Boca Juniors.
Poll