
Nathaniel Brown
Nathaniel Brown do të vazhdojë të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt. Mbrojtësi i majtë gjerman ka vendosur që të mos largohet nga ekipi gjerman, duke rinovuar kontratën.
Brown ka firmosur kontratën e re me Eintracht Frankfurt, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Vetë 21-vjeçari është shprehur se ndihet mirë në ekipin aktual, gjë që solli rinovimin.
Kujtojmë se mbrojtësi gjerman është transferuar nga Nurnberg te Frankfurt në janar të vitit 2024. Asokohe, klubi i Eintracht pagoi 3 milionë euro për një nga talentët më premtues në Bundesligën gjermane.
View this post on Instagram
Poll