Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Dortmund prezanton trajnerin e ri, ish-i i Bayern merr në dorë “frenat” e verdhezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dortmund prezanton trajnerin e ri, ish-i i Bayern merr në
Niko Kovac

Borussia Dortmund tashmë është bërë me trajner të ri. Niko Kovac ka marrë në dorë “frenat” e verdhezinjve, i cili zëvendëson në stol Nuri Sahinin që u shkarkua pak ditë më parë.

Ish-timonieri i Bayern Munich do të nisë punën me skuadrën gjermane ditën e dielë, pasi trajneri aktual, Mike Tllberg do të drejtojë Dortmund në sfidën ndaj Heidenheimit, duel që do të luhet të shtunën.

“Bisedimet me Lars Ricken ishin mjaft konstruktive, me thellësi të nevojshme, qartësi dhe familjarizim me situatën.  Çdokush në Dortmund na dha ndjenjë mjaft të mirë gjatë bisedimeve dhe jam i bindur se mund të arrijmë shumë së bashku në të ardhmen.

Gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne tash është që ta kemi një dëshirë absolute, një zemër të madhe dhe pa përtesë për të punuar fort për ta përfaqësuar Borussia Dortmundin në mënyrën më të mirë të mundshme në Bundesligë, në Ligën e Kampionëve dhe në Botërorin e Klubeve në verë. Ne do ta marrim këtë sfidë me vendosmëri dhe me fokus”, ka përfunduar Kovac.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Borussia Dortmund (@bvb09)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga