
Franck Ribery dhe Arjen Robben
Bayern Munich do të rikthejë edhe një herë tjetër si në kohët e vjetra, dyshen e famshme të sulmit, Arjen Robben dhe Franck Ribery. Si holandezi ashtu dhe francezi do të veshin përsëri fanellën e Bayernit.
Kjo për shkak se më datë 17 mars të këtij viti do të mbahet një ndeshje në nder të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer. Finale e cila do të quhet “Beckenbauer Cup” do të luhet mes “yjeve” që kanë veshur fanellën e Bayern ndër vite.
Pikërisht kjo ngjarje do të ndodhë për 125 vjetorin e krijimit të klubit të Bayern Munich. Përveç Robben dhe Ribery, në fushë pritet të rikthehet edhe një legjendë si Philipp Lahm, e shumë emra të tjera që s’janë bërë ende të ditur.
View this post on Instagram
Poll