
Lucas Vazquez
Pas një karriere të tërë tek Real Madridi, Lucas Vazquez u largua përfundimisht nga “Galaktikët”. Aventura e re e anësorit spanjoll tashmë do të vazhdojë në Bundesligën gjermane.
Bayer Leverkusen ka përforcuar ekipin me mbërritjen e 34-vjeçar pak më parë në ekip. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i “Aspirinave” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Lucas Vazquez ka firmosur ditën e sotme një kontratë deri në vitin 2027 me Bayer Leverkusenin. Ndërsa do të mbajë të veshur fanellën me numrin 21 mbi shpinë.
Poll