Robert Andrich do të vazhdojë që të jetë pjesë e Bayer Leverkusen. Pavarësisht ofertave të ndryshme nga Premier League, mesfushori gjerman ka zgjatur bashkëpunimin me kampionët.
Andrich ka firmosur kontratën e re me “Aspirinat”, e cila e mban të lidhur deri në vitin 2028. Gjithçka është e kryer dhe zyrtare nga vetë klubi gjerman. 29-vjeçari ka hedhur poshtë çdo ofertë që i ka ardhur dhe vendosi që të qëndronte te Leverkusen.
“Mezi pres të vazhdojmë së bashku edhe në vitet e ardhshme. Do të jap gjithçka për shokët e skuadrës, për këtë klub të veçantë dhe sigurisht edhe për tifozët tanë fantastikë”, u shpreh mesfushori pas rinovimit.
View this post on Instagram
Poll