
Harry Kane flet për mundësinë e fitimit të trofeut të tij të parë si dhe zhgënjimin në Champions League në një intervistë ekskluzive me “Absolut Fußball”. Kapiteni i Anglisë është në prag të fitimit të një trofe skuadre për herë të parë në karrierën e tij.
“Titulli në Bundesligë? Do të ishte mirë! Ndoshta do të ndalonte disa njerëz që të flisnin për faktin se unë nuk kam fituar ende një titull. Nëse arrijmë ta bëjmë atë, do të ketë një festë të madhe.
Eliminimi në Champions? Ju jeni gjithmonë të zhgënjyer pas një disfate të tillë. Edhe pse ne dhamë gjithçka, thjesht nuk mundëm të shkonim në finale në stadiumin tonë. E di që tifozët do të qëndrojnë gjithmonë me ne. Dhe jam i bindur se do të kthehemi më të fortë edhe në Champions”, e mbylli Kane.