Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Tripletë nga Harry Kane, Bayern Munchen luan “tenis” me Holstein Kiel dhe merr kryesimin e Bundesligas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tripletë nga Harry Kane, Bayern Munchen luan “tenis” me
Bayern Munchen

Bayern Munchen nuk e kishte aspak të vështirë fitoren pasditen e sotme përballë Holstein Kiel në transfertë, e vlefshme për javën e 3-të të Bundesligas.

Bavarezët fituan me rezultatin tenistik 1-6 duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Pikërisht edhe golat u shënuan të tillë, i pari në minutën e parë nga Jamal Musiala dhe i fundit nga Harry Kane në minutën e fundit.

Bomberi anglez shkëlqeu me 3 gola e 1 asist, ndërsa veç Musialas shënoi Olise si dhe një autogol nga Remberg. Golin e nderit për vendasin e shënoi Gigovic.

Me këtë fitore Bayern ruan kreun e kampionatit me 9 pikë të plota, 2 më shumë se Dortmund e Leipzig. Sfida e rradhës do të jetë ndaj Werder Bremen në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga