
Bayer Leverkusen ka fituar 1 me 5 në transfertën e Frankfurt. “Aspirinat” nuk e nënvlerësuan ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligës, duke siguruar tjetër ndeshje pa humbje.
Ishte Granit Xhaka që me supergolin e tij në minutën e 12’, i hapi rrugë Leverkusenit drejt fitores. Dhe pse vendasit e Frankurt barazuan, “Aspirinat” kaluan në avantazh sërish në fundin e pjesës së parë.
Tre gola të tjerë ishin ruajtur për pjesën e dytë, teksa dy prej tyre u shënuan me penallti. Xabi Alonso vendosi ta zëvendësojë Granit Xhakën, kur luhej minuta e 72’.
Tashmë Leverkusen është i fokusuar te Europa League. Ndeshja e parë ka përfunduar 0 me 2 për Leverkusen përballë Romës, ndërsa kanë për detyrë kualifikimin në finale.
Goli i Granit Xhakës: