Superndeshja e javës së 5-të të Bundesligas ishte padyshim ajo mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen. Gjiganti bavarez përballë kampionit në fuqi në një sfidë që prodhoi spektakël dhe luftë sportive në fushën e lojës.
Në përfundim të 90 minutave nuk pati fitues me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1. Ishin ‘Aspirinat’ që shënuan të parët me mesfushorin Andrich i cili u asistua nga Granit Xhaka në pjesën e parë. Vendasit rikthyen baraspeshën me një supergol të Pavlovic në pjesën e dytë.
Një ndeshje që dukej se nuk do gjente asnjëherë fitues me dy skuadrat që ishin dhëmbë për dhëmbë në çdo top, aksion e minutë.
Bayern vijon ecurinë pa humbje në krye të tabelës me 13 pikë, 2 më shumë se Leipzig dhe 3 nga Leverkusen e Dortmund. Sfida e rradhës do të jetë ndaj Frankfurt për djemtë e Kompany, ndërsa Holstein Kiel për ata të Xabi Alonso.