
Moment nga sherri
Fillim i sfidës Hamburg – St Pauli ishte shumë i nxehtë. Akoma pa u futur ekipet në fushë, të pranishmit në pankinat respektive filluan të përleshen me njëri-tjetrin.
Gjaknxehtësi e cila eskaloi edhe me goditje dhe shtyrje për disa sekonda, por gjithçka u mbyll me lojtarët dhe stafet që u shpërndanë për të vijuar në qetësi përgatitjet për sfidën.
Kujtojmë që kjo ndeshje përfundoi me fitoren 1-0 të Hamburg, të cilët kanë shanse reale të ngjiten në Bundesligë pasi ndodhen me 55 pikë në vendin e katërt.
Në krahun tjetër, St Pauli është më i qetë, pasi mban kreun e tabelës së klasifikimit me 63 pikë të grumbulluara pas 32 javës.
Poll