Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Përmbysje spektakolare! Bayern Munich s’ndalet as në Kupë, dhuron “show” golash përballë Koln

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje spektakolare! Bayern Munich s’ndalet as në
Olise & Diaz

Bayern Munich ka triumfuar në transfertë përballë Koln, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë. Kjo sfidë dhuroi pesë gola, teksa përfundoi me shifrat 1-4.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me anë të Ache në minutën e 31’. Megjithatë, bavarezët përmbysën gjithçka. Ata që shënuan ishin Diaz (36’), Harry Kane (38’, 64’) dhe Olise në minutën e 72-të.

Një fitore e merituar për bavarezët, të cilët avancojnë kështu në këtë kompeticion. Ndërkohë që të shtunën i pret një ndeshje delikate në kampionat, përballë Bayer Leverkusen.

DY GOLAT E HARRY KANE:

Poll

Lexo gjithashtu