Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Leverkusen ‘likuidon’ Hoffenheim mes 5 golave, Granit Xhaka protagonist me asist

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Leverkusen ‘likuidon’ Hoffenheim mes 5 golave, Granit Xhaka
Granit Xhaka

Leverkusen u rikthye te fitorja duke mposhtur Hoffenheim në transferte me rezultatin e thellë 1-4. Nga 2 gola për secilën pjesë mjaftuan që kampionët në fuqi të mbyllnin llogaritë me 3 pikët. Martin Terrier dhe Victor Boniface shënuan fillimisht me këtë të fundit që u asistua nga Granit Xhaka.

Pak para fundit të pjesës së parë ishte gjermani Mërgim Berisha ai i cili ngushtoi rezultatin, por pa mundur të ndryshojë fatin e sfidës. Në pjesën e dytë, 2 gola të shpejtë të Florian Wirtz dhe sërish Victor Boniface ‘likuiduan’ vendasit.

Në sfidat e tjera, Stuttgart fitoi 1-3 ndaj Gladbach, Freiburg e Frankfurt mposhtën 2-1 Bochum e Wolfsburg, ndërsa Leipzig – Union Berlin u mbyll pa gola. Në orën 18:30 do të luhet edhe sfida tjetër Holstein Kiel – Bayern Munchen.

VIDEO/ Leverkusen ‘likuidon’ Hoffenheim mes 5 golave, Granit Xhaka
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga