Bayern Munich ka marrë një fitore mjaft të merituar në shtëpi përballë Stuttgart, në kuadër të javës së 7-të të Bundesligas. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi 4-0 në favor të vendasve.
Pjesa e parë përfundoi 0-0 dhe u krijoi idenë që do të ishte një sfidë e vështirë për bavarezët.
Megjithatë, me nisjen e fraksionit të dytë, Bayerni tregoi “dhëmbët”. Ishte Harry Kane që shënoi 3 gola, teksa rezultatin e vulosi francezi Kingsley Coman. Sulmuesi anglez shënoi “hat-trick”, duke dhuruar spektakël para tifozëve të bavarezë.
Me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e 17 pikëve. Në krahun tjetër, Stuttgart mbetet me 9 pikë në vendin e 9-të në tabelën e renditjes.
Goli i parë i Harry Kane
Goli i 2-të i Harry Kane
Goli i 3-të i Harry Kane
Goli i Kingsley Coman