Serhou Guirassy
Borussia Dortmund ka fituar në transfertë përballë Augsburg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Bundesligës gjermane. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 0-1 në favor të miqve.
Golin e vetëm në këtë sfidë, e shënoi sulmuesi 29-vjeçar, Serhou Guirassy. Futbollisti me origjinë nga Guinea, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Kështu, Dortmund shkon në vendin e dytë në renditje, me 20 pikë. Në krahun tjetër, me vetëm 7 pikë pas 9 ndeshjesh të luajtura, skuadra e Augsburg renditet në vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit.
Poll
