Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Drejt rekordit absolut, Leverkusen shpëton nga humbja në minutën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Drejt rekordit absolut, Leverkusen shpëton nga humbja në
 

Bayer Leverkusen nuk di të humbasë këtë sezon. “Aspirinat” kanë shënuar gol në minutën e fundit, për të barazuar 1 me 1 ndaj Dortmundit në Bundesligën gjermane.

Dhe pse kanë fituar titullin kampion, Leverkusen po ndjek të tjera objektiva për këtë sezon. Rekordi absolut është të përfundojë një sezon si i pamposhtur në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Dhe për Leverkusen, kur ka mbetur dhe pak më shumë se 1 muaj nga fundi i sezonit është mëse i prekshëm si objektiv. Kjo pasi në Gjermani presioni nuk ekziston, ndërsa janë në gjysmëfinalen e Europa League dhe finalen e Kupës së Gjermanisë.

Xabi Alonso me të tijët po surprizojnë këdo këtë sezon. Dhe padyshim që Leverkusen ka fituar zemrat e të gjithë futbolldashësve.

Goli i barazimit nga Bayer Leverkusen: 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga