Dortmund
Pas dy humbjesh radhazi në Bundesligë, Borussia Dortmund u rikthye te fitorja karshi Freiburg, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të. Verdhezinjtë e “hipotekuan” fitoren që në pjesën e parë me golat e Beier, Guirassy dhe Bensebaini.
Në pjesë e dytë, pati kohë edhe për finalizimin e Fabio Silva. Interesante është se në 5 goditjet totale në kuadratin mik, Dortmund shënoi 4 gola. Në takimin tjetër të së dielës në Bundesligë, Stuttgart – Werder Bremen, nuk prodhoi fitues, 1 – 1.
Ndërsa na ndajnë edhe 3 javë nga mbyllja e sezoonit në elitën e futbollit gjerman, e vetmja dilemë është vendi i 4-të për zonën Champions mes Stuttgart, Hoffenheim dhe Leverkusen.
Poll
