Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 12-të të Bundesligës. “Der Klassiker” përfundoi pa fitues, me rezultatin e barabartë 1-1.
Edhe pse bavarezët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, ekipet ndanë nga një pikë. Golin për verdhezinjtë e shënoi Gittens në minutën e 27-të, ndërsa për barazimin mendoi Jamal Musiala në të 85-tën.
Me këtë barazim, Bayern mbetet në vendin e parë me 30 pikë, plus 7 nga vendi i dytë që mbahet nga Eintracht Frankfurt. Në krahun tjetër, me 20 pikë, Dortmund mbetet i 5-ti në renditje.
Goli i Dortmund Goli i Bayern
Poll