Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ “Big-ët” e Bundesligës shtangen, Bayer Leverkusen nuk përfiton dot nga ndalesa e bavarezëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Big-ët” e Bundesligës shtangen, Bayer Leverkusen
Bundesliga

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë që nga dhjetori në Bundesligë. Ekipi bavarez është mposhtur në shtëpi nga Bochum me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit gjerman.

Guerreiro në dy raste në pjesën e parë që arriti t’i shndërrojë në gola, i dha Bayernit avantazh të dyfishtë, por një karton i kuq i Palhinhas prishi gjithçka. Medic në pjesën e parë ngushtoi fillimisht diferencat për miqtë.

Ndërsa në të dytën Sissoko dhe Bero përmbysën gjithçka për Bochum. Gjithsesi Bayerni vijon të kryesojë Bundesligën me 8 pikë përpara Leverksenit ndjekës.

“Aspirinat” nuk arritën dot të përfitojnë nga gabimi i bavarezëve, duke u mposhtur dhe vetë në shtëpi nga Ëerder Bremen me shifrat 2-0. Për miqtë realizuan me Schmid dhe Njinmah.

Gjithashtu dhe Borussia Dortmund është mposhtur nga Augsburg me shifrat 1-0, duke regjistruar tashmë humbjen e dhjetë në kampionat. Verdhezinjtë renditen në vendin e dhjetë të Bundesligës.

Ndërsa sfidat e tjera, Wolfsburg barazoi me St. Pauli me shifrat 1-1, ndërsa Holstein Kiel gjithashtu doli barazim me Stuttgart me shifrat 2-2.

Goli i Bochum

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga