Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayer Leverkusen nuk njeh mëshirë, fiton sërish me "manita" dhe thellon rekordin e ndeshjeve pa humbje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayer Leverkusen nuk njeh mëshirë, fiton sërish me
Granit Xhaka

Bayer Leverkusen është treguar i pamëshirshëm ndaj Bochum, duke fituar 0 me 5 në transfertë. Fitorja e radhës në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligës, thellon rekordin pa humbje të “Aspirinave” duke e dërguar në 50. 

"Manita" për herë të dytë radhazi në Gjermani, tregojnë forcëm e ekipit. Tashmë djemtë e drejtuar nga Xabi Alonso numërojnë 50 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Sezon perfekt deri tani në çdo drejtim.

Kujtojmë se Bayer Leverkusen është po ashtu në finalen e Europa League dhe atë të Kupës së Gjermanisë. Në Europa League, do të përballen me Atalantën në Dublin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga