Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Asllani përsëri protagonist në Bundesliga, sulmuesi "gatuan" golin e avantazhit për Hoffenheim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Asllani përsëri protagonist në Bundesliga, sulmuesi
Hoffenheim - Stuttgart

Fisnik Asllani është shndërruar në protagonist në ndeshjen që Hoffenheim po fiton momentalisht përballë Stuttgart në Bundesliga, për llogari të javës së 32-të.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dha pasimin kyç për Andrea Kramaric në minutën e 8-të, i cili se pati të vështirë të mposhtë portierin Nubel. Miqtë rikthyen baraspeshën në minutën e 20-të përmes Fuhrich, por ekuilibrat zgjatën vetëm për 3 minuta, pasi Toure në minutën e 23-të finalizoi saktë aksionin e vendasve. 

Nëse arrijnë të mbrojnë këtë rezultat, skuadra e Asllanit do të hidhte një hap të rëndësishëm për një kualifikim në zonën Champions. 

Asisti i Fisnik Asllanit për Kramaric (Hoffenheim 1-0 Stuttgart)

 

Poll

Lexo gjithashtu