Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

U dëmtua duke festuar, trajneri i Bayern Munich zbulon gjendjen e Neuer

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua duke festuar, trajneri i Bayern Munich zbulon gjendjen e Neuer
Vincent Kompany

Vincent Kompany ka deklaruar se gjëndja e Neuer nuk është e mirë dhe pritet që vizitat mjekësore të tregojnë dhe shkallën e dëmtimit të lojtarit. Ai e cilëson si të pafalshëm faktin që ndodhi ky dëmtim, pasi nuk ishte i nevojshëm, ndërkohë që ekipi “Bavarez” ishte duke fituar me rezultat të pastër 3-0. 

“Portieri gjerman dhe shtylla e klubit duhet të kthehet vetëm në fund të marsit. Unë mendoj se atij do t'i duhet pak kohë deri në pushimin ndërkombëtar për t'u rikuperuar. Mund të jetë pak më e shpejtë, por mund të zgjasë edhe më shumë.

Manuel Neuer mund të rikthehet në fushë më 29 mars kundër St. Pauli, pas tejkalimit të dëmtimit. Kjo do të thotë që Neuer do të humbasë ndeshjen e radhës dhe ndeshjen e kthimit të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Leverkusenit të martën, si dhe ndeshjen kundër Union Berlin”, deklaroi Kompany.

Në këtë prononcim gjithashtu tregoi mbështetjen për portierin e dytë Jonas Urbig, duke thënë se ky i fundit kishte performuar mirë në ndeshjen ndaj Bayern Leverkusen. Trajneri  theksoi se edhe nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet për Neuer ai nuk do të shqetësohet pasi  shpreson shumë që portieri Urbig do të bëjë më të mirën.

Kujtojmë që Neuer u dëmtua duke festuar një gol të skuadrës së Bayern Munchen, ndërsa tanimë pritet rikuperimi i tij për t’u kthyer në fushën e blertë.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga