
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e portierit të Bayern Munich, Sven Ulreich. Djali i portierit gjerman ka ndërruar jetë në moshën 6-vjeçare, vetëm disa javë më parë.
Ndërsa sot, është vetë futbollisti i cili ka reaguar për herë të parë për vdekjen e të birit, duke njoftuar ngjarjen tragjike në rrjetet sociale. Ndërkohë që shkak për ndarjen nga jeta të djaloshit 6-vjeçar, ishte një sëmundje e rëndë, siç e tregon edhe vetë Ulreich.
“Me hidhërim të thellë dëshirojmë të njoftojmë se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Bërja publike e këtij lajmi është një vendim jashtëzakonisht i vështirë për ne, por përfaqëson një hap të rëndësishëm për familjen tonë, duke sjellë qartësi si për komunitetin tonë ashtu edhe për publikun. Së bashku me vajzën tonë, tani po përpiqemi, hap pas hapi, të gjejmë rrugën tonë për t’u rikthyer në jetë”, shkruan Ulreich.
View this post on Instagram