
Shqetësim i madh ka pasur në Gjermani gjatë ndeshjes ndërmjet Bochum dhe Union Berlin , e cila përfundoi 1-1. Në minutën e 58-të të ndeshjes, lojtari i Bochum-it, Matus Brero, ka lëshuar një gjuajtje të fuqishme me këmbën e djathtë nga 25 metra, duke goditur rivalin Diogo Leite, i cili ishte në rrugën e gjuajtjes.
Topi e goditi në zonën e fytit dhe shtangoi kundërshtarin e tij, i cili po përpëlitej nga dhimbjet në tokë. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë dhe lojtari u transportua me barelë nën duartrokitjet e turmës vendase.
Nuk dihet ende se cilat janë gjendja e saktë aktuale e 26-vjeçarit, analizat e mëtejshme mjekësore ka të ngjarë të zbulojnë më shumë detaje në orët në vijim.
Poll