Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Transferimi i Marmoush te City, çudit drejtori sportiv: Nuk ka asgjë konkrete, vetëm interesim

Shkruar nga NEWSPORT
Transferimi i Marmoush te City, çudit drejtori sportiv: Nuk ka asgjë
Omar Marmoush

Drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt, Markus Krosche ka folur në lidhje me transferim e Omar Marmoush te Manchester City. Krosche thotë se momentalisht nuk ka asgjë më shumë se një interesim.

“Unë tashmë e kam thënë se ka interes nga një klub, por për momentin nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Do të shohim se çfarë do të sjellë klubi në të ardhmen. Për sa kohë ai është lojtari i Eintracht dhe vazhdon të performojë mirë, ai do të luajë”, është shprehur Krosche.

Kujtojmë se City është shumë pranë transferimit të Marmoush në “Etihad”. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, gjithçka mund të kryhet me një operacion prej 60 milionë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga