Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ten Hag ‘diktator’! Xhaka ‘burgoset’ te Leverkusen: Të thotë ç’të dojë, ai ka kontratë me ne

Shkruar nga NEWSPORT
Ten Hag ‘diktator’! Xhaka ‘burgoset’ te Leverkusen:
Erik ten Hag - Granit Xhaka

Trajneri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, i ka mbyllur derën largimit të Granit Xhakës nga ‘Aspirinat’. Tekniku holandez, në një prononcim për mediet gjermane ka komentuar fjalët e agjentit të lojtarit i cili u shpreh pak ditë më parë se ‘Xhaka ka akord personal me Sunderland’.

“Agjenti i Xhakes mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub ka lënë të largohet tre lojtarë të rëndësishëm dhe nuk do të lejojmë të tjerë më. Graniti është lider, ai ka akoma edhe 3 vite kontratë këtu”, tha Ten Hag.

Në këtë mënyrë, Ten Hag i mbyll derën një rikthimi të zviceranit në Premier League, aty ku shkëlqeu me Arsenal. Për Xhakën, interes konkret kishte edhe nga Milani e skuadrat arabe, ofertat e të cilëve janë refuzuar rregullisht nga drejtuesit e Leverkusen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga