Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Surpriza të shumta, Lothar Matthaus zgjedh 10 më të mirët në historinë e Bayern

Shkruar nga NEWSPORT
Surpriza të shumta, Lothar Matthaus zgjedh 10 më të mirët
Lothar Matthaus

Legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka renditur 10 lojtarët e tij më të mirë të të gjitha kohërave të bavarezëve, pas lajmit për mos zgjatjen e kontratës së Thomas Müller.

410 ndeshje dhe 151 gola kontribute për Bayern Munich, Lothar Matthaus ka pasur një karrierë të lavdishme e cila arriti kulmin gjatë kohës së tij në Mynih. Matthaus ka reaguar negativisht ndaj lajmeve se Bayern nuk e zgjati kontratën e Thomas Muller:

“Unë mendoj se ai e kishte merituar të drejtën për të vendosur vetë se kur dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në Mynih, fatkeqësisht kjo nuk ishte e mundur”.

Matthaus e vlerëson shumë lart Muller-in dhe madje e sheh atë si një nga tre lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm në historinë e klubit. Në këtë renditje mungojnë Uli Hoenes, Karl-Heinz Rummenigge, Arjen Robben dhe emra të tjerë me peshë. Ja lista e Matthaus!

 

1.Franz Beckenbauer

2.Gerd Müller

3.Thomas Müller

4.Manuel Neuer

5.Karl-Heinz Rummenigge

6.Robert Lewandowski

7.Sepp Maier

8.Philipp Lahm

9.Paul Breitner

10.Franck Ribery

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga