
Nick Woltemade
Prej kohësh, Bayern Munich është vënë në ndjekje të Nick Woltemade i cili është pjesë e Stuttgartit. Kampionët e Gjermanisë i kanë bërë ofertën e parë zyrtare ekipit tjetër të Bundesligës.
Por siç raportojnë mediat gjermane, Stuttgarti e ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për sulmuesin 23-vjeçar. Thuhet se bavarezët kishin paraqitur një ofertë 40+5 milionë euro për Woltemaden.
Mesa duket, Stuttgarti dëshiron ta mbajë sulmuesin gjerman edhe sezonin e ardhshëm. Sezonin që lamë pas, Woltemade shënoi 12 gola në 28 paraqitje të kryera në Bundesligë.
Poll