Pezullimi i sulmesit Luis Diaz, i cili luan për bavarezët nuk do të lihet në hije. Ekipi i Bayern Munich, do t´i drejtohet UEFA-s, për të rishikuar kohëzgjatjen e pezullimit të sulmuesit. Që deri tani nënkupton një mungesë të Diaz në fushë për 3 ndeshjet e ardhshme.
Për këtë situatë ka folur edhe drejtori sportiv i klubit, Max Eberl. Sipas tij, apelimi i vendimit lidhet ngushtë me faktin se ekipi ka përpara ndeshje të rëndësishme, por edhe sepse 3 ndeshje pezullim për ta duket një vendim i padrejtë.
“Ne kemi kërkuar ta apelojmë vendimin. Nuk jam aq naiv sa të them se do të jetë vetëm një ndeshje pezullim. Nëse arrijmë ta ulim për një ndeshje, do të ishte fantastike. Nëse dënimi aktual mbetet në fuqi, Diaz do të humbas jo vetëm superndeshjen e së mërkurës ndaj Arsenalit, por edhe takimet pasuese në shtëpi kundër Sportingut dhe Union Sen-Gilua”, ka deklaruar Eberl.
“Lufta” për të sjellë sulmuesin Diaz është kaq intensive, pasi 28-vjeçari i ka dhënë skuadrës një paraqitje të mirë. Në 11 ndeshjet e luajtura në kampionat ai ka shënuar 6 gola dhe 4 asiste.
