Bayern Munchen s’po gjen zgjidhje me çështjen e trajnerit. Klubi bavarez po refuzohet nga çdo kandidat i mundshëm duke filluar me Xabi Alonson, më pas Nagelsmann, Ragnick, Zidane, Glasner, Flick, De Zerbi e deri te Tuchel sërish.
Kandidatura nga kampionate të ndryshme, ndërsa së fundmi vjen edhe refuzimi i 9-të nga Portugalia. Roger Schmidt ishte emri më i fundit i raportuar nga BILD, por trajneri i Benficas u tregua kategorik duke u shprehur se dëshiron të qëndrojë deri në përfundim të kontratës (2026) te Benfica.
Një situatë e komplikuar për drejtuesit e Bayernit që nuk e kishin menduar një bllokadë të tillë. Merkato e verës do të jetë deçizive dhe trajneri i ri duhet të emërohet sa më shpejt pasi dihet që stafi teknik ka peshë të madhe në ndërtimin e skuadrës.