Askush nuk e kishte menduar se Bayer Leverkusen nuk do të kishte asnjë humbje në këtë pikë të sezonit. Klubi i “aspirinave” mbylli Bundesligën pa humbje, teksa regjistron 51 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet.
2 ndeshje kanë mbetur këtë edicion për Leverkusen. Të dyja finale. E para në Europa League me Atalantën më 22 maj dhe e dyta kundër FC Kaiserslautern në Kupën e Gjermanisë, më 25 maj.
Sezoni perfekt nuk ekziston? Pas datës 25 maj futbolli mund të ketë një shembull se ekziston.
Poll