
L’Equipe ka shpallur listën e nominimeve për fituesin e ‘Topit të Artë’ për sezonin e shkuar. Dy yjet e Real Madrid, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior janë favoritët absolut për të fituar çmimin më të madh për një futbollist falë paraqitjeve të shkëlqyera sezonin e fundit.
Mes 30 emrave më të mirë të futbollit, figuron edhe ai i Granit Xhakës. Mesfushori me origjinë shqiptare shkëlqeu në rradhët e Bayer Leverkusen duke mbyllur një sezon historik në Gjermani me fitimin e titullit kampion dhe DFB Pokal si dhe arritjen deri në finale të Europa League.
Gjithashtu, Xhaka ndihmoi Zvicrën të prekte çerekfinalet e Euro 2024. Veç impaktit në fushën e lojës, Xhaka arriti të shënonte edhe 4 gola e 2 asiste në 50 paraqitje.
Fituesi i Topit të Artë do të zgjidhet në muajin tetor.
View this post on Instagram