
Coman dhe Sane
Kontrara aktuale e Leroy Sane me Bayern Munich skadon në fund të këtij sezoni. Megjithatë, as nga klubi bavarez e as nga anësori gjerman nuk ka sinjale për një rinovim të mundshëm.
Duket se 29-vjeçari nuk pranon të rinovojë me Bayernin dhe do të largohet nga “Allianz Arena” si një transferim i lirë. Siç raportohet nga mediat e jashtme, Arsenali është opsioni më i mundshëm përsa i përket transferimit të Sane.
Në rast se do të vishte fanellën e “topçinjve”, kjo do të ishte eksperienca e dytë e sulmuesit gjerman në Premier League. Sane ishte pjesë e Manchester City për 4 sezone radhazi, nga viti 2016 deri në 2020.
Poll