
Jamal Musiala
Sot është ditë festë në klubin e Bayern Munich. Një nga protagonistët absolutë të ekipit, Jamal Musiala feston sot ditëlindjen e tij të 22-të dhe sigurisht nuk kishte si mungonte urimi nga klubi bavarez.
“Të urojmë gëzuar ditëlindjen e 22-të Jamal!”, shkruan klubi gjerman në rrjetet sociale.
Ky urim i përzemërt vjen disa ditë pasi talenti gjerman rinovoi kontratën me Bayernin. Ai rinovoi më datë 14 shkurt, teksa kontrata e tij aktuale i përfundon në qershor të vitit 2030.
Edhe këtë sezon, 22 vjeçari po bën mjaft mirë me fanellën bavareze. Në 33 ndeshje të luajtura, Musiala ka shënuar 16 gola e asistuar në 7 të tjerë.
Poll