Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Rinovim kontrate me Wirtz? Bayer Leverkusen me njoftim zyrtar

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovim kontrate me Wirtz? Bayer Leverkusen me njoftim zyrtar
Florian Wirtz

Florian Wirtz është përfolur ditët e fundit se ka rinovuar kontratën me Bayer Leverkusen. Sipas “Kicker” bëhej me dije se palët kishin zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone.

Por në lidhe me këtë situatë ka reaguar klubi gjerman. Leverkusen ka theksuar se palët po diksutojnë ende mes tyre për një marrëveshje të re dhe ende nuk ka asgjë të konkretizuar. Nëse në të ardhëmen do të ketë diçka të tillë do të jetë vetë klubi që do ta zyrtarizojë.

Bayer 04 ka pasur një marrëdhënie shumë të besueshme dhe të ngushtë me Florian Ëirtz dhe familjen e tij për shumë vite. Çështjet kontraktuale do të vazhdojnë të diskutohen ekskluzivisht midis menaxhimit të Bayer 04 dhe familjes Ëirtz

Nëse do të ketë ndonjë ndryshim në situatën aktuale kontraktuale (deri në vitin 2027), Bayer 04 sigurisht që do të vazhdojë të merret me këtë si më parë dhe në marrëveshje me familjen Wirtz. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk do të komentojmë më tej për këtë temë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se kontrata aktuale e Wirtz me Leverkusen është deri në qershor të vitit 2027. 21-vjeçari në këtë sezon me kampionët e Bundesligës ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga