
Në javët e fundit janë përhapur shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Harry Kane te Tottenham, por sulmuesi anglez ka vendosur të sqarojë situatën.
Në një intervistë për "Daily Mail", ylli i Bayern Munich ka theksuar se është i lumtur në klubin gjerman dhe nuk po mendon për kthim.
“Së pari, jam shumë i lumtur këtu te Bayern Munich, nuk po mendoj për rikthim. Do të jem gjithmonë pjesë e Spurs, sepse kam kaluar gjithë jetën time atje. Jam tifoz i tyre dhe gjithmonë do t’i ndjek për të parë si luajnë, por aktualisht më pëlqen të jem këtu”, tha Kane duke sqaruar spekulimet.
Fjalët e tij tregojnë lidhjen e fortë me Tottenham, por edhe qetësinë dhe kënaqësinë që ka gjetur në Gjermani. 32-vjeçari është lider absolut te bavarezët, teksa këtë sezon ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë përgjatë 15 ndeshjeve.