
Alphonso Davies me shumë gjasa do të vazhdojë qëndrimin te Bayern Munich. Palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre për rinovimin e konratës, me atë aktualen që i përfundon në qershor të vitit 2025.
Sipas Florian Plettenberg bëhet me dije se me rinovimin e kontratës së re, mbrojtësi do të përfitojë 15 milionë euro bruto, plus bonuse shtesë. Palët pritet të firmosin mes tyre deri në qershor të vitit 2030.
Ky është padiskutim një lajm i keq për Real Madrid, të cilët e kanë objektivin e tyre të merkatos. Madrilenët tashmë duhet të kthejnë sytë në ndonjë “pistë” tjetër, pasi Davies mund të quhet një operacion i mbyllur.
???????? EXCL detail | Alphonso #Davies is now on the verge of extending his contract with FC Bayern until 2030, as revealed on Friday.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 21, 2025
The new term (previously, negotiations focused on 2029) has been the key detail leading to the breakthrough.
Salary: approximately €15m gross,… pic.twitter.com/7dcKCL3BuU