Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Probleme për De Ligt, mbrojtësi holandez rrezikon 3 vite burg

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme për De Ligt, mbrojtësi holandez rrezikon 3 vite burg
De Ligt

Për Matthijs De Ligt kanë nisur problemet. Qendërmbrojtësi holandez para disa ditësh është përfshirë në një aksident, ku ka përplasur me Audi Q8 e tij një makinë tjetër.

Lojtari po shkonte drejt qendrës stërvitore të Bayern Munich dhe ka ndodhur përplasja. Fatmirësisht nuk ka viktima, por përplasja mes dy makina mosohet të ketë qenë e fortë.

Shoferi i makinës tjetër ka njoftuar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje, teksa kanë nisur edhe hetimet. Nga ky aksident holandezi rrezikon të dënohet dhe sipas “Bild” mund të jetë deri në 3 vite burg. Ende nuk duhet se cila është arsyeja e këtij aksidenti dhe çfarë rregullash ka shkelur holandezi. 

Kjo situatë mund të ndryshojë edhe karrierën e tij, pasi siç dihet prej kohës është në “shënjestrën” e Manchester United. Tashmë gjithçka ka ngecur dhe mbetet ditët e ardhshme për të mësuar më shumë mbi këtë çështje dhe çfarë do të ndodhë me De Ligt.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga