
Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me Bayern Munich, me sulmuesin që në fund të këtij sezoni me shumë gjasa do të varë këpucët në gozhdë. Por pavarësisht kësaj, bavarezët kanë shprehur hapur dëshirën e tyre që 35-vjeçari të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern.
Madje diçka të tillë e ka thënë vetë presidenti i klubit, Herbert Hainer. Ky i fundit ka theksuar se po mendojnë të përfshijnë në klub edhe Muller njësoj si Philipp Lahm, por gjithsesi do të jetë vetë sulmuesi që do të vendosë se çfarë do të bëjë.
“Për Thomas, kjo varet nga aftësia e tij fizike dhe si ndihet. Ne gjithashtu duam të flasim me të për atë që ai do të bëjë pas karrierës së tij, sepse ne do të donim ta përfshinim atë në një mënyrë ose në një tjetër në FC Bayern. Nëse ai dëshiron të bëjë diçka menjëherë ose të marrë një pushim pas një karriere kaq të gjatë aktive është diçka që ai duhet ta vendosë vetë”, ka theksuar kreu i klubit.